Studentet e Universitetit Politeknik mesim ne auditore pa kushte

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Në mungesë të një reagimi nga rektori i Politeknikut, Jorgaq Kaçani, pas akuzave për shpërdorim detyre nga kolegu i tij i gazetarisë Bardhi Sejdarasi, "A1 Report" ka vëzhguar nga afër disa nga ambientet e universitetit politeknik.

Ajo që pamë ishte me të vërtetë e trishtë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ndër universitetet më të rëndësishme në jetën akademike të vendit tonë.

Korridori i katit të parë ka mure anësore me lagështin, ndërsa edhe studentët vihen çdo ditë në radhë për t'u futur në auditore që gjithashtu janë me lagështirë.

E njëjta situatë është edhe në katin e dytë, mure gjithë lagështirë, priza të shqyera, dyer të arnuara, madje studentët nuk kanë as karrige mjaftueshëm dhe janë të detyruar t'i marrin nga një sallë në tjetrën.

Edhe tualetet e këtij universiteti janë në gjendje të mjerueshme, për të mos folur për aromën e pakëndshme që përhapet në të gjithë katin.

Jorgaq Kaçani është në krye të këtij universiteti që në vitin 2007, dhe e mban postin e rektorit për të dytin mandat radhazi.

Share This Video


Download

  
Report form