Reforma ne Arsim, Politekniku: Te rishikohet modeli i Bolonjes

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Drejtuesit e Universitetit Politeknik në Tiranë i kanë kërkuar Komisionit të Posaçëm që po merret me reformën e Arsimit të Lartë që të mund të rishikojnë procesin e Bolonjës. Ata kanë propozuar që të vazhdojnë me Bolonjën, por fakultetet të kenë mundësi të zgjedhin vetë formulën që aplikojnë. Por ata kanë kërkuar që skema të jetë e përcaktuar, dhe të mos ketë shumë ndërhyrje.

Ndërsa për përfaqësuesit e komisionit të Arsimit të Lartë, e vetmja vështirësi e Bolonjës është se të rinjtë kanë pasur vështirësi të gjejnë punë, duke u detyruar kështu t'i drejtohen masterit.

Reforma në Arsimin e Lartë parashikon ndërhyrje në të gjithë strukturën e universiteteve, në qëllimin e vetëm përmirësimin e cilësisë së diplomave që lëshojnë.

Share This Video


Download

  
Report form