Vrasja e komisar Musa Skurës, Pretenca: Burg për jetë për Fitim Allën

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tirane- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin e vrasjes së komisar Musa Skura.

Ndërsa për dy bashkëpunëtorët e tij ka kërkuar nga 9 vjet burg,për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Prokurorja Elisabeta Imeraj,gjatë leximit të pretencës u shpreh se gjatë hetimeve 19 vjecari Fitim Alla është gjetur fajtor,për vrasjen e shefit të krimeve të Matit,ngjarje ndodhur në janar të vitit 2013 në Suç të Burrelit. Sipas akuzës, Skura ka qënë mjaft i dallueshëm se ishte punonjës policie,duke qënë ai i ka bërë thirrje 19 vjecarit Alla për të ndaluar.

Në përleshje e sipër më të Alla ka qëlluar me kallashnikov,mbi Skurën,duke e lënë të plagosur mjaft të rëndë,me disa organë jetësorë të dëmtuara.

Për dy të pandehurit e tjerë Vilson Mulkurti dhe Edison Lleshi,akuza nuk ka mundur të vërtetojë se ata kanë lidhje me vrasjen e Skurës.Nuk kanë qënë dokord me kërkesën e prokurorisë familjarët e tre të rinjve,të cilët akuzojën se janë fshehur provat dhe vrasësit e shefit të krimeve janë akoma të lirë.

Musa Skura u plagos mjaft rëndë në 13 janar të vitit 2013,gjatë një aksioni për goditjen e një grupi që merrej me trafik armësh. Pas një opercioni në spitalin ushtarak ai u dërgua për trajtim më të specializuar në itali,aty ku humbi jetën në 21 janar 2013.
Fletë

Po gjatë ditës së sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mirjan Çotën, akuzuar se ka vrarë babain e tij në janar të këtij viti në fshatin Togëz,të Librazhdit.

Sipas akuzës 35-vjeçari ka vrarë babain e tij për motive banale,pas një grindje duke e goditur disa herë me thikë në afërsi të zemrës.

Share This Video


Download

  
Report form