TIRANE- Artan Didi, ish-efektivi i forcave RENEA aktualisht drejtori i Policisë së Shtetit, nuk është pyetur asnjëherë dhe s'ka qenë i dyshuar nga prokuroria e Elbasanit, lidhur me vrasjen e Flamur Pislit. Ndryshe nga sa ka pretenduar opozita gjatë Komisionit Hetimor, prokuroria e Elbasanit konfirmon se Didi nuk është pyetur pasi s'ka qenë i dyshuar nga organi procedues. Për ngjarjen e majit 1999 janë pyetur shtetasit Sulejman Harasani, ish-efektiv i RENEA-s aktualisht shofer i Artan Didit dhe ish-kreu i RENEA-s Veli Myftaraj.Këta janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarjen.
I kontaktuar në telefon nga "Shqiptarja.com" prokurori që ka drejtuar hetimet në vitin 1999, ka pohuar se pamjet filmike po keqinterpretohen, pasi në ato pamje duket qartë se Artan Didi ka qenë në një pozicion ballor me autobuzin e marrë peng dhe jo në pjesën anësore, siç është keqinterpretuar nga opozita në komision.Sipas tij, zbulimi i policit që qëlloi mbi Pislin është e vështirë, për shkak edhe të garancisë ligjore që kanë forcat RENEA, në raste të tilla.Me ligj, efektivëve të këtyre forcave nuk u lejohet të japin detaje rreth operacioneve që ndërmarrin në terren.
Sot gazeta "Shqiptarja.com" publikon të plotë vendimin e pushimit të prokurorisë së Elbasanit:
Në Elbasan viti 1999, muaji korrik dt.29. Unë prokurori D.B. pranë prokurorisë së Elbasanit pasi studjova aktet hetimore të procedimit penal nr.149
Konstatova
Më datën 29 maj 1999 prokuroria e Elbasanit ka ushtruar procedim penal nr.149 për veprat penale "Rrëmbim të personit" dhe "Vrasje me paramendim" vepra të parashikuara nga Kodi Penal. Ky procedim ka filluar mbi bazën e kqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 28 maj 1999 dhe pikërisht rruga automobilistike Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur ura 13 Petresh. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 28 maj 1999, shtetasi Flamur Pisli emigrant në Greqi, ka hipur në autobuzin e linjës Skolari-Selanik duke patur me vete edhe një çantë të zezë.
Pasi ka paguar rregullisht biletën është ulur në fund të autobuzit.Menjëherë pas këtij momenti, Flamuri ka nxjerrë nga çanta një armë automatik tip "Kallashnikov" dhe një granatë dore të cilës i ka hequr siguresën dhe duke i folur me zë të lartë dhe kërcënues shoferit të autobuzit, i ka kërkuar që të kthente menjëherë autobuzin mbrapsht për në shtëpinë e shtetasit grek Spiro Panajotis, me të cilin shtetasi shqiptar Flamur Pisli, pasi ka shkëmbyer fjalë duke qëlluar në ajër dhe duke e kërcënuar atë, ka kërkuar prej tij një armë kallashnikov. Pas kësaj ka shkuar në shtëpinë e shtetases greke Sofia Orgaxidhis, duke përsëritur të njëjtën gjë. Ndërkohë, në autobuz Flamuri ishte prezantuar tek pengjet me emrin Andon, dhe u kishte thënë këtyre të fundit duke ua përsëritur se nuk do t'i bënte keq asnjërit, vetëm se kërkonte të drejtën e tij. Pas kësaj, shtetasi shqiptar Flamur Pisli e ka drejtuar autobuzin për në Selanik.
Pasi kanë arritur në Selanik, janë drejtuar në një rajon policie ku Flamuri pasi ka bi...