Trafiku i drogës, Moisiu: Akuzat e PD ngjajnë me aventurat e Tom Sojerit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Korçë- Ish-presidenti, Alfred Moisiu, njëkohësisht ish- komandanti i Forcave të Armatosura nga Korça i ka cilësuar akuzat e Partisë Demokratike për trafik droge nëpërmjet Forcave të Armatosura, si "aventurat e Tom Sojerit". Moisiu u shpreh se akuzat bazohen në informacione të rreme dhe mbi thashetheme.

"Më janë dukur si përrallat e Tom Sojerit. Janë thashetheme dhe supozime. Është vërtet për të ardhur keq që ne duam të nxijmë veten tonë sesbën"tha Moisiu.

Moisiu shtoi se këto thashetheme nuk kanë për të ndikuar në marrjen e statusit në qershor. Sipas tij ndërkombëtarët tashmë janë mësuar me stilin e komunikimit të klasës politike shqiptare.

Ish-Presidenti është i mendimit se nëse akuzat do të ishin të vërteta, ndërkombëtarët do ta kishin mësuar përpara nesh, duke qenë se i kanë mjetet e nevojshme për të bërë një gjë të tillë.

"Kam mendimin që aleatët tanë perëndimor e njohin stilin e shqiptarëve që flasim pa shumë baza, ndërkohë që ata kanë mjete për t'i identifikuar para nesh".

Share This Video


Download

  
Report form