A1 Report - Se shpejti nis ndertimi i aksit Levan-Fier, kostoja 40 mln euro

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER- Punimet për ndërtimin e "By Passit" Levan-Fier pritet të nisin këto ditë. Ky fakt është pohuar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, gjatë një takimi me përfaqësuesit e firmës italiane që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

Punimet pritet të përfundojnë pas 18 muajsh, ndërsa ky investim pritet të kapë vlerën e 40 milionë eurove.

Punimet mund të kenë filluar disa ditë përpara duke pasur parasysh problemet me shpronësimet që besoj do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të takohemi pastaj me prefektin dhe me kreun e qarkut, me qëllim që çështjet e shpronësimeve të mos jenë vetëm çështje te kompanisë, por njësitë vendore të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të gjetur një gjuhë të përbashkët", tha Zeqo.

Ndërtimi i këtij segmenti rrugor prej 22 kilometrash pritet t'i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të këtij rajoni.

Share This Video


Download

  
Report form