A1 Report - I gjithe Kukesi ne aksion, Liqeni i Fierzes pastrohet nga plehrat

Report TV 2015-08-22

Views 1

KUKES- Janë dashur vetëm disa orë punë të nxënësve të shkollave, ushtrisë e banorëve të Kukësit, që sipërfaqja e liqenit të Fierzës të pastrohej nga mbeturinat që e kishin mbuluar. Mungesa e një aksioni të tillë pastrimi në zonë, ka bërë që situata të rëndohej çdo ditë e më shumë. Gjendja alarmante në këtë liqen e pasqyruar nga mediat, nxiti edhe pushtetin vendor e banorët e zonave përreth të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate.

Rreth 1000 forca, nxënës shkolle, punonjës të administratës, studente, ushtarë, etj; i janë bashkuar aksionit për pastrimin e liqenit nga mbeturinat, ndërsa po punohet edhe me palën kosovarë që të merren masa për mospërsëritjen e këtij fenomeni.

30 varka u përdoren për mbledhjen e mbetjeve nga sipërfaqja e liqenit dhe nxjerrjen e tyre në breg, ndërsa me anë të 10 kamionëve u transportuan në vendgrumbullime të caktuara, pranë një kompanie ricikluese.

Pas dy ditë verifikimesh nga grupet e task-forcës në terren lidhur me mënyrën e veprimit për largimin e mbetjeve nga liqeni, ka nisur puna për pastrimin e rreth 25 kilometra katrorë.

Niveli i ndotjes në ujërat e liqenit të Fierzës është në nivele alarmante, ndaj kjo detyroi krerët e instancave vendore të ngrinin një grup pune për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndotja sipas ekspertëve është evidente në 40 gjiret e liqenit të Fierzës.

Ndotja e lartë në liqen është shkaktuar nga mbetjet që vijnë përmes ujërave të Drinit nga komunat e Prizrenit dhe Drenicës në Kosovë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/i-gjith--kuk-si-n--aksion-liqeni-i-fierz-s-pastrohet-nga-plehrat-213822.html#sthash.iG8eQcrK.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form