A1 Report - Dita e Europes, Gjosha: BE nuk eshte me nje enderr e larget

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Rruga e vendit drejt integrimit europian dhe reformat e realizuara nga Shqipëria në kuadër të këtij procesi janë vënë në fokus të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës së Europës. Në aktivitetin e organizuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ministrja e Integrimit Klajda Gjosha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithëve në kuadër të integrimit.

"Të bashkohemi për integrimin evropian. Integrimi i Shqipërisë për në BE ka nevojë për të gjithë ne. E kemi zgjedhur sot 9 majin si një ditë informuese për qytetarët. E ardhmja e vendit është në duart tona. Shqiptarët sot lëvizin të lirë në vendet e BE, dhe Bashkimi Europian nuk është më një ëndërr e largët", tha ministrja Gjosha.

Ndërsa kryeministri Rama, theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur procesi i integrimit europian në të gjithë Ballkanin, duke bërë që 2014 të jetë viti i parë në historinë e këtij gadishulli, pa konflikt.

"Dita e Europës është dita më e mirë për t'u kujtuar për shpejtësinë e kohës, që e bën të ardhmen krejt ndryshe, kur e kaluara formësohet mbi dhimbjet si një mësim dhe ushqim. Ne jemi të vendosur të çojmë përpara projektin e integrimit evropian, dhe besojmë që Shqipëria ka nevojë për Europën dhe Europa për Shqipërinë. Ballkani ka nevojë për Ballkanin, dhe Ballkani për Europën. Sot Ballkani është hapësira e dëshmisë se ajo që ndodhi dje me Francën dhe Gjermaninë dhe dukej e pamundur, ndodhi në këtë zonë për të njëjtën arsye. Europa u bë shtysë që të kapërcehen konfliktet në Ballkan, që e bën 2014 në Ballkan pa asnjë konflikt.

Nevoja për Europën i bëri të gjithë në Ballkan të shkojnë përtej inercisë të së shkuarës dhe hapin një faqe të re. Kjo histori duhet të jetë një histori që duhet ta shkruajmë së bashku, dhe atë që Ballkani bërë në emër të Europës, dhe Europa ta bëjë në emër të Ballkanit", tha kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form