Fshati Miliskaje, banorët e shpërngulur nga përmbytjet pa asnjë ndihmë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Krujë- Janë transferuar prej kohësh në Krujë madje vendit ku banojnë, aktualisht kanë vendosur ta quajnë Miliskaje, kjo si një mënyrë për të marrë një copëz të vendlindjes së tyre më vete.

Bëhet fjalë për gati 70 familje, të cilat vendosën të braktisin fshatin e tyre për të siguruar një jetë më të mirë, por që në fakt ndryshimi mes të djeshmes dhe te sotmes nuk ka shume diferencë për këta banorë.

Infrastruktura rrugore, shkolla apo qendra shëndetësore, janë disa prej mungesave më të rëndësishme jetike për këtë komunitet.

Pendesa për transferimin e tyre në këtë zonë, është fjala e parë për çdo kryefamiljar, por sipas tyre shpërngulja ka qenë e detyruar me një vendim qeverie ne vitin 1994, pas përmbytjeve të ndodhura nga vërshimi i ujrave të Hidrocentralit të Fierzës.

Banorët e rinj të kësaj zone kanë kontribuar bashkarisht për rikonstruksionin e të vetmes rrugë në dispozicion të tyre, të cilën nuk kanë mundur ta kryejnë plotësisht, pasi fondet kanë qenë të pamjaftueshme.

Mosdisiplinimi i ujërave të zeza si mungesë e kanalizimeve është një tjetër problemi tjetër i rradhës për këtë komunitet.

Share This Video


Download

  
Report form