U dogjën në barake, pas gruas dhe djalit 7 vjeç vdes edhe kryefamiljari

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Elbasan- Nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve por ka ndërruar jetë Eduard Seferi, i cili më 21 prill humbi bashkëshorten dhe djalin e tij 7-vjeçar pasi baraka ku jetonin u përfshi nga flakët.

Lajmi bëhet i ditur nga një përfaqësues i komunitetit rom, pjesë e së cilës ishte edhe familja Seferi.

Ngjarja ndodhi në lagjen Brigada e 17- Sulmuesve. Lumturi Basha e moshës 30-vjeçare dhe djali I saj K. Basha 7-vjeç , të komunitetit rom. Nga flakët u plagos rëndë edhe kryefamiljari, Edmond Seferi.

Sipas policisë shkak i zjarrit mund të ketë qenë soba me dru. Fakti që banesa ishte improvizuar me dërrasa, kartona dhe llamarina ka favorizuar shumë shpejt përhapjen e flakëve dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash.

Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen ku jetojnë banorë të komunitetit rom. Flakët kanë djegur edhe dy barake të familjes Seferi.

Share This Video


Download

  
Report form