A1 Report - Qytetet turistike në një panair Promovohet Gjirokastra e gurtë

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE -- Nëse doni të vizitoni Shqipërinë, Gjirokastra është njëri prej destinacioneve ku duhet të shkoni. Një qytet që ofron shumë, jo vetëm në art dhe kulturë por në të gjitha aspektet e saj.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit çelën këtë të shtunë Panairin për të promovuar qytetet turistike të vendit, dhe e hapën pikërisht me Gjirokastrën.

Ministri Erjon Veliaj i shoqëruar nga bashkësortja e tij dhe deputeti Anastas Angjeli kanë vizituar këtë panair që ka sjellë më afër vlerat historike e kulturore të këtij qyteti.

Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të viziotojnë Gjirokastën tashmë që rruga për atje zgjat vetëm 3 orë.

"Jua them me përgjegjësi të plotë që është vendi më i bukur i Shqipërisë. 80% e ushqimeve që prodhohen në Shqiperi, prodhohen në Gjirokastër .Gjirokastera është qarku në Shqipëri më me pak njerëz me ndihmë ekonomike dhe më më shumë njerëz jo me punë, por që i hapin vetes edhe më shumë punë.Kështu që që është zona jo vetëm më e gjallë ekonomike e vendit që ushqen gjith Shqipërinë, është gjithashtu zona më puëntore në Shqipëri. Sot Gjirokastra ka mbi 200 shtëpi që janë të vizitueshme, që janë të hapura për publikun. Para se ne të bëjmë publicitet për turistët e huaj është e rëndësishme të kuptojmë këtu në Tiranë, ku jetojnë 1 milion njerëz që kemi potencialin për 1 milion turistë, shqiptar, vendas të cilët me një kosto shumë të ulet mund të kalojnë një kohë shumë të bukur si vizitor dhe si turist në Gjirokastër", u shpreh Veliaj.

Thirrjes për të vizituar qytetin jugor ju bashkua edhe deputeti i zonës Anastas Angjeli.

"Ky tur mbart me vete ftesën për të gjithë për të vizituar Gjirokastrën, Gjirokastrën e vlerave historike, Gjirokastrën e kulturës, Gjirokastrën e historisë, Gjirokastrën e zhvillimit dhe Gjirokastrën e një pike të vërtetë turistike", tha Angjeli.

Qytetartët që vizituan panairin shijuan këngët e valet popullore, si dhe panë disa punimet artizanale të Gjirokastrës. Stenda e librit me autorët gjitrokastritë si Ismail Kadare u vizitua nga shumë qyetarë.

Ajo çka ra në sy poashtu në këtë panair ishin edhe gatimet tradicionale gjirokastrite.

Ky panair vjen në prag të sezonit turistik dhe do të jetë i hapur edhe gjate ditës së diel në Tiranë, ndërsa çdo fundjavë do të zhvillohen panaire për të promovuar edhe qytetet e tjera të Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form