A1 Report - Dhunuan pronarin e lokalit, i ati: Sa ishin liruar me amnistine e fundit

Report TV 2015-08-22

Views 8

SHIJAK- Një lokal "Bar Restorant" në zonën e Manëzit është tentuar të grabitet mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 minuta. Izmir Allçi 21 vjeç dhe Romarjo Shehi 17 vjeç, nën kërcënimin e një pistolete kanë tentuar të vjedhin shumën e xhiros ditore, por pasi janë zbuluar nga pronari i lokalit Bledar Meçe, 24 vjeç, e kanë goditur atë me qytë pistolete në kokë e fytyrë dhe janë larguar nga vendngjarja.

Sipas Muhamed Meçes, babait të 24-vjecarit, dy autorët që tentuan ta grabisnin, sapo kishin dalë nga burgu me amnistinë e fundit. Ai thotë se në momentin kur ata kanë tentuan të grabisin restorantin, djali i tij ka qenë vetëm.

Pasi autorët janë larguar duke shtënë në ajër me pistoletë, Meçe ka lajmëruar punonjësit e komisariatit të Shijakut, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Nuk është dashur shumë kohë që uniformat blu të vinin në pranga dy autorët në disa parcela afër vendngjarjes dhe për t'i shoqëruar më pas në komisariat.

Ndërkohë mësohet se i lënduari Bledar Meçe është transportuar për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Share This Video


Download

  
Report form