Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarjeve që ka ndodhur në fshatin Zues në Shkodër. Viktima Indrit Ylli 23 vjec dhe i plagosuri Jetmir Molla dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga Meraldo Hado 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur afër ish fabrikës së çimentos rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal ku dyshohet se personat janë konfliktuar për motive të dobëta.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.