Turistët interes për Ali Pashë Tepelenën, Kalaja e Pashait shndërrohet në destinacion turistik

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Tepelena mbetet një nga qytetet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Sigurisht kjo veç të tjerash, lidhet me Kalanë dhe emrin e Pashait të Janinës, Ali Pashë Tepelenës.
Pavarësisht këtij fakti, në vite këtij qyteti i kanë munguar investimet. Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, shprehet se aktualisht është vënë në funksion të plotë muzeu historic, i cili ka hapur dyert pas më shumë se dy dekadash, ndërsa edhe pranë Kalasë së Ali Pashës janë duke u kryer rikonstruksione.
Realizimi i pedonales e cila do të nisë nga sheshi kryesor dhe do të shtrihet deri në hyrjen lindore të kështjellës, është projeketi më i ri që do të ndërmarrë ky institucion.
Tepelena është një nga zonat e cila ka se çfarë të ofrojë për turistët, por deri më sot ajo për fat të keq nuk ka qënë e përfshirë në guidat turistike, pavarësisht faktit se vëmendja e turistëve ndaj këtij qëteti, që mban emrin e Pashait të madh, ka qenë e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form