Ligji i arsimit kalon në dy Komisione,drafti fillestar ndryshohet pas presionit të LSI

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë-Ligji i arsimit të lartë u diskutua sot në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve të Edukimit dhe Shëndetësisë. Drafti i dy Ministrive kaloi vetëm me votat e mazhorancës, pas ndryshimeve të propozuara nga LSI.

Ndryshimet që prekin Universitetin e Shëndetësisë nga ky ligj është sfumuar. 6 nenet për ndryshimet e tij që u përgatitën nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, kaluan në parim pothuajse ashtu siç ishin, pa ndryshime esenciale.

I vetmi ndryshim ishte ai i rikthimit të Departamenteve dhe që Shefi i Departamentit të mos jetë Shef Shërbimi.

"Ne nga diskutimet na ka dalë një sugjerim, është e drejta juaj, që përgjegjësi i shërbimit të mos jetë shef departamenti pasi shkon në koherencë me këtë konceptim që departamenti mban peshën mësimore, shkencore, shërbimi mban peshën e pacientit dhe e mira është që këto të dyja ti ndajmë maksimalisht nga njëra-tjetra" tha deputetja e LSI, Mimoza Hafizi..

Qeveria në këtë mënyrë iu nënshtrua presionit të LSI-së, propozime të cilat u bënë nga deputeti i kësaj partie, Petrit Vasili.Parimisht drafti kaloi me votat e mazhorancës, opozita votoi kundër.

"Rëndësi ka që kemi pasë mekanizma dhe ka pasë garë, e cila do të vazhdojë të ruhet. Dhe ne përfitojmë nga e gjithë nisma një gjë shumë të shëndetshme, kemi departamentet, kemi një stad më të lartë propozimi të gjithë kritereve nga qeveria i rrit autoritetin, por dhe seriozitetin procesit. Në total konservojmë gjithçka të mirë që kemi deri më sot dhe i hapim rrugën përfundimisht një gare" tha Vasili.

Kjo do të thotë se Shefat e Departamentit do të votohen, Shefat e Shërbimit do të zgjidhen me konkurs ashtu siç kanë qënë, ndërsa mandati i tyre nuk do të preket derisa të bëhen zgjedhjet e ardhshme në fillim të 2015-ës.

Share This Video


Download

  
Report form