Tirane- Vendosja e blloqeve të betonit ka prishur planet e pilotit Giorgo Riformato dhe Saimir Bajramit, për ulur avionin Piper në aeorodromit e Gjadrit.
Sipas dëshmisë dhënë në prokurori, Saimir Bajrami, plani fillestar për të kryer lëvizje e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka qënë pikërisht baza në afërsi të qytetit të Lezhës.
Pas kësaj të dy bashkë ata janë nisur drejt Divjakës,në datën 9 maj,ku pas kqyrjes së bregdetit piloti ka vendosur të bëjë uljen dhe të marrë në dorëzim mallin.
Sipas të riut krutan, ai e ka pritur Riformaton në datën 8 maj në Rinas dhe më pas kanë shëtitur më automjetin e tij me destinacion të parë Gjadrin dhe më pas Divjakën.
Nga grupi hetimor është bërë me dijë se gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali,Riformato ka kërkuar edhe 30 minuta leje për të shëtitur vijën bregdetare të vendin tonë.
Ka qënë pikërisht kjo periudha ku ai ka fikur motorët dhe ka humbur lidhjen me pikën e kontrolli të Rinasit.
Por piloti nuk ka mundur të bëjë një ulje të sukseshme në rërë dhe ka dëmtuar rrotën e avionit dhe kja ka ëbrë që ai most ë ketë mundësi ngrittje.
Por Sajmir Bajrami ka vazhduar me dëshminë e tij me atë çka ka ndodhur në kohën kur do të dorëzonte drogë.
Ai ka parë që nuk ka qënë i vetmi person, i cili kishte për të çuar porosi, duke aluduar se edhe persona të tjerë do të trasportonin lëndë narkotike me avionin e pilotuar nga Riformato.
Por sigurisht që kjo dëshmi e dhënë nga ai ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të vërtetuar nese ka patur porositës të tjerë në bregdetin e Divjakës.
Megjithatë deri në këto mente piloti është shprehur se është punonjës i një frime turistike dhe se është hera e parë që vjen në shqipëri.
Pritet edhe një përgjigje nga sistemi TIMS për të vërtetuar pretendimet e Riformatos.
Ndërkohë që nesër paradite Saimir Bajrami dhe Girogia Riformato të dalin para gjykatës së krimeve të rënda,për tu njohur me masën e tyre të sigurisë.