Rama sulmon vendet skeptike: Zhvendosja e datës për statusin, aspak europiane

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Vjenë- "Është qesharake që Shqipëria nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat për në BE"-deklaron kryeministri, Edi Rama në një intervistë për gazetën austriake "Der Standard", ndërsa ndodhet për një vizitë në Vjenë.

"Shqipëria e ka fituar statusin kandidat, dhe Shqipëria duhet ta marrë atë. Ne e kemi fituar atë në dhjetor dhe nuk ishte aspak e mirë që data u zhvendos. Nuk ishte mirë për Shqipërinë dhe kjo nuk ishte e mirë për rajonin dhe nuk ishte e mirë për Evropën. Kjo është thjesht për shkak të opinioneve publike apo zgjedhjeve këtu apo atje që janë në mëdyshje. Por kjo nëse është e vërtetë nuk është shumë evropiane"- deklaron Kryeministri shqiptar.

Më tej Kryeministri i Shqipërisë kërkon që BE të mësojë nga kriza në Ukrainë e ti kushtojë vëmendje Ballkanit.

"Evropa ka nevojë për shumë më shumë strategji dhe shumë më pak taktika të lehta. Shpresoj shumë që Ukraina të shërbejë për të ecur përpara në këtë drejtim", shprehet Rama.

Deklaratën e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, se mund të hiqet ligji që ndalon importin e mbetjeve Rama e sheh si opinion të tij.

"Jemi shumë larg ndërhyrjes për të ndryshuar atë ligj. Vendimi është marrë. E kemi thënë shumë qartë se do të ndalohet çdolloj importimi mbetjesh, derisa të jemi në gjendje të kontrollojmë dhe monitorojmë si dhe të garantojmë që gjatë importimit që gjëra të tjera të mos vijnë në Shqipëri"- tha Rama.

Një çështje mjaft delikate e trajtuar në këtë intervistë është ajo e zgjedhjeve lokale. Rama është pyetur nësë PS dhe LSI do të dalin me kandidat të përbashkët në kryeqytet. Dhe përgjigja nëse Tirana do ti besohet LSI, është:

"Jemi në një aleancë që funksionon shumë mirë. Jemi dy parti, por një forcë. Akoma nuk kemi ardhur tek këto detaje. Tani jemi të përqendruar tek reforma territoriale. Do të ulim numrin e njësive të qeverive lokale në mënyrë dramatike."

Share This Video


Download

  
Report form