Ukrainë, vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Përkundër konfrontimeve gjithnjë e më të ashpra në Ukrainë, ende nuk janë shuar shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës që po merr përmasa shqetësuese. Në bisedimet e sotme në Kiev nuk janë ftuar përfaqësues të forcave pro-ruse, sepse qeveria kalimtare pro-perëndimore refuzon të bisedojë me separatistët. Në takimin që zhvillohet me ndërmjetësim të OSBE-së, marrin pjesë përfaqësues të qeverisë si dhe përfaqësues të rajoneve lindore të Ukrainës. Dje ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer kërkoi dialog kombëtarë mes palëve pro-perëndimore dhe atyre pro-ruse, duke vlerësuar se më e rëndësishme për qetësimin e situatës në Ukrainë janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shtajnmajer gjithashtu kërkoi krijimin e kushteve që do mundësojnë të gjitha rajonet në Ukrainë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të caktuara për në 25 maj.

"Nëse ndodhë të rrezikohen zgjedhjet, ne menjëherë do reagojmë me vendosjen e sanksioneve. Ato kësaj here mund të jenë drejtë sektorit të energjetikës, financave dhe mbrojtjes", tha Loren Fabius, ministër i jashtëm i Francës.

Në ndërkohë, kryetari i Dhomës së poshtme të Parlamentit rus, Sergej Narishkin në një deklaratë për mediumet ruse tha se kriza në Ukrainë ka shkuar shumë larg dhe se presidenti i ri do të jetë jolegjitim pasi nuk do të ketë mbështetjen e të gjitha rajoneve të Ukrainës. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form