Lezhë - Shumësportet në Lezhë i janë drejtuar protestës. Shkak për këtë është bërë mungesa e trajtimit nga ana e bashkisë. Me pankarta në duar, sportistët dhe trajnerët e tyre kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar vëmendjen që meritojnë.
Sipas tyre nëpërmjet këtij veprimi, Bashkia e Lezhës po abandonon të rinjtë dhe po shuan shpresat e fëmijëve që të merren me sport. Trajnerët e boksit, karatesë, mundjes e xhudos, deklarojnë se prej shumë vitesh e kanë harruar mundin e kampionëve që kanë nderuar jo vetëm Lezhën por të gjithë Shqipërinë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/