A1 Report - Ushtria betonizon edhe fushen e Aviacionit ne Gjirokaster

Report TV 2015-08-22

Views 1

GJIROKASTER- Ndonëse fusha e aviacionit në Gjirokastër e ka humbur prej vitesh funksionin e saj dhe ka shërbyer kryesisht për raste emergjencash shëndetësore për uljen e helikopterëve, është marrë nën kontroll nga forcat e ushtrisë.

Gjatë ditës së sotme ka nisur rrethimi i saj me blloqe betoni, të cilat do të pengojnë mundësimin e hyrjes së mjeteve apo ndonjë avioni.

Burimet kanë bërë të ditur për "A1 Report", se patrullimi dhe ruajtja e fushës ndërmerret në kuadër të masave të Ministrisë së Brendshme për rritjen e sigurisë pas akuzave të opozitës për trafik të lënëve narkotike.

Në këtë fushë nuk ka pasur informacione për uljen e avionëve, por ka nisur rrethimi i saj.

Fusha e aviacionit në Gjirokastër ndodhet 1 km larg qytetit pranë luginës së Drinos.

Ajo është inauguruar nga italianët në 11 gusht të vitit 1928. Transporti në këtë aeroport zgjati deri në fund të Luftës së II Botërore, ndërsa gjatë rrëgjimit komunist u përdor për qëllime ushtarake dhe emergjencash.

Sipërfaqja totale e saj është 124 mijë m2 prej të cilave 96 mijë m2 pistë fluturimi, 18 mijë m2 shesh rakordimi, ndërsa pjesa tjetër zonë shërbimi.

Ka distancë 0.8 km nga pjesa lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.

Për riaktivizimin e saj janë hartuar edhe disa projekte.

Share This Video


Download

  
Report form