Reshjet përmbytin rrugët e Vlorës, shkak bllokimi i kanalizimeve e ndërtimeve mbi kolektorë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Vlorë - Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa akse kryesore dhe dytësore të qytetit.

Problemi i përmbytjeve në Vlorë vjen i trashëguar prej shumë vitesh, për shkak të amortizimit të rrjetit të kanalizimeve nëntokësore të ujërave të bardha, të zeza si dhe sistemit të drenazhimit.

Investimet e viteve 2007-2009 qenë të pjesshme dhe nuk arriten të sjellin zhbllokimin përfundimtar të situatës.

Ndërkohë edhe pse hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë nuk ka mundur të përballojë intensitetin e reshjeve të nisura pas mesnate e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përpos Vlorës, prurjet e lumit Vjosë monitorohen vazhdimisht pasi reshjet e shumta mund të sjellin rritje të nivelit të ujit, duke krijuar situata të emergjencave civile.

Mëngjesi gjeti nën ujë bulevardin Vlorë-Skelë, lagjen pranë portit, zonën e njohur si te "Albano dhe Romina" si dhe lagjet problematike sikurse "24 Maji", "Kali Trojës", zona periferike etj.

Ndërkohë trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk e ka kryer itenerarin për shkak të detit të trazuar dhe erërave me origjine nga perendimi. Gjithashtu dhe shkeputje të energjisë janë shënuar në zona te ndyshme.
Per me shume klikoni ne http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form