Elbasan- Aksidentohet deputeti i Partisë Demorkatike, Ardian Turku. Deputeti demokrat ka qënë duke udhëtuar me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat në momentin që automjeti që drejtohej prej tij është përfshirë në aksident.
Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, pranë komunës Bradashesh.
Automjeti që drejtohej nga deputeti demokrat, Ardian Turku është përplasur me një makinë tjetër. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për lëndime të lehta dhe tronditje për shkak të përplasjes.