A1 Report - Ndryshon shefi i Antidroges Selfollari: E kerkova vete levizjen

Report TV 2015-08-22

Views 8

TIRANE - Ndryshon shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sokol Selfollari ka deklaruar në një lidhje telefonike për A1 REPORT! se dy muaj më parë vetë ai kishte bërë kërkese për të kaluar në një detyrë tjetër. Zyrtarisht Policia e Shtetit ka pohuar se Selfollari është transferuar në Drejtorinë e Projekteve Strategjike.

"Kjo ishte një lëvizje e planifikuar që disa muaj më parë pas një kërkese të bërë nga ana ime për të kaluar në një detyrë tjetër. Kam një kohë të gjatë që shërbej në sektorin e Antidrogës edhe lëvizja e re përputhet me gradat e mia", u shpreh ish-shefi i Antidrogës për A1 REPORT.

Selfollari hedh poshtë pretendimet e ngritura në media se bëhet fjalë për shkarkim dhe se kjo ngjarje ka të bëjë me bllokimin e avionit në Divjakë, të dyshuar se do të bënte trafik droge drejt Italisë.

"Ishte një lëvizje e planifikuar por s'ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Nuk është shkarkim thjesht lëvizje paralele, lëvizje në të njejtën gradë nuk ka asgjë lidhur me ngjarjen e avionit në Divjakë", u shpreh Selfollari për A1REPORT!

Vetë Selfollari ka drejtuar disa herë zyrën e Antidrogës në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe mbajtur funksione të rëndësishme në të nga vitet 2004 deri dy më parë.

Zyrtarisht transferimi sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është bërë për shkak të hapjes së një sektori tjetër në drejtorinë e Studimeve dhe Projekteve Strategjike, detyrë e cila iu besua Selfollarit.

PJESE NGA INTERVISTA PER A1 REPORT

Sokol Selfollari: Kjo ishte një lëvizje e planifikuar që disa muaj më parë pas një kërkese të bërë nga ana ime për të kaluar në një detyrë tjetër.

Jeni në dijeni për të tjera lëvizje në strukturë?
Nuk më takon mua të flas për këtë çështje, desha të sqaroj profesionin tim pasi kishte mospurthje me realitetin e lëvizjes sime me incidentin e avionit

E prisnit një zhvendosje të tillë?
Nuk e dija kohën e saktë kur do lëvizja por isha i njoftuar

Arsyeja për këtë zhvendosje?
Kam 16 vjet që punoj në sektorin e Antidrogës dhe mendova që kishte ardhur momenti për të kaluar në një sekstor tjetër ku mund të jap kontributin tim.

Share This Video


Download

  
Report form