Lezhë- Policia dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë për një jetë më të sigurt. Të rinjtë kanë edhe fokusin kryesor si pjesa më e prekshme nga e përditshmja sociale, duke qenë pre e kriminalitetit.
Kjo nismë është ndërmarrë nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, duke kërkuar që të evidentohen nevojat dhe problemet, për të cilat duhen gjetur edhe zgjidhje.
Drejtoresha ekzekutive e Observatorit, Elma Tershana, ka deklaruar se duhet bashkëpunim dhe komunikim ndërinstitucional.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/