A1 Report - Halimi: OSBE e KiE ofrojne eksperte per ta bere ILDKP-ne te pavarur

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË -- Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar sot se dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare, OSBE dhe KiE, janë treguar të gatshme të ndihmojnë me ekspertët e tyre në përpunimin e ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e pasurive të qeveritarëve shqiptarë, pasi sipas tyre paanshmëria e ILDKPI-së është faktori kryesor në luftën kundër korrupsionit.

Halimi bëri të ditur se kryetari i PD-së, Basha, iu ka shprehur shqetësimin e tij dy institucioneve në mënyrë zyrtare dhe "në përgjigje të shqetësimit të tij, OSBE dhe Këshilli i Europës, kanë rikonfirmuar ne dy shkresa të veçanta, qëndrimin e tyre se ILDKP është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur. Gjithë legjislacioni ekzistues i hartuar me ekspertizën e tyre të çmuar, në këto 11 vjet, ka parashikuar pavarësinë e drejtimit të këtij Institucioni, duke ia lënë Presidentit zgjedhjen e kreut të institucionit, dhe jo qeverisë."

Por, shtoi Halimi, " Edi Rama ka vendosur ndryshe. Ai kërkon ta emërojë vetë kontrollorin e pasurive të tij dhe të zyrtarëve të tij duke e bërë këtë me ligj, me forcën e kartonave të blerë edhe nga korrupsioni politik. Rama jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të dëgjojë zërin e publikut, të ekspertëve, të opozitës, dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm kërkojnë një ILDKP të jetë e pavarur nga qeveria, por shprehen të gatshëm të ofrojnë edhe asistencën e tyre në forcimin e mëtejshëm të rolit kontrollues dhe të paanshëm të këtij inspektorati.

OSBE shkruan në përgjigjen drejtuar Bashës,"- përfundoi Halimi, - "se është gati të ofrojë konsultën e saj për amendimet e veta, nëse kjo do ti kërkohet, nga Presidenti, nga qeveria ose Parlamenti. Ky është një moment i artë për Edi Ramën, që ta ndalë revanshin ndaj institucioneve, dhe të hapë një këshillim të gjerë me opozitën, partnerët ndërkombëtaret dhe shoqërinë civile për të bërë përmirësimet e nevojshme ligjore."

Share This Video


Download

  
Report form