A1 Report - Konçesionet, 14 leje në ikje te Sali Berishes, bllokohen letrat

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka sekuestruar gjatë kësaj jave të gjithë praktikën e ndjekur nga ministria e Energjitikës, lidhur me dhënien e 14 lejeve konçesionare, për ndërtimin e hidrocentraleve. Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës është regjistruar procedimi penal që bën fjalë për 14 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve dhe dy koncesione të tjera për marrjen në shfrytëzim të një hapësirë tokësore. Këto koncesione, sipas akuzës, janë marrë gjatë periudhës qershor -- shtator 2013 nga kompani e individë të ndryshëm.

Kjo kohë përkon me periudhën e fundit të qeverisë Berisha. Sipas prokurorisë, pas sekuestrimit të dosjeve, do të verifikohet nëse ish-zyrtarë të lartë të METE-së kanë respektuar apo jo procedurat ligjore në dhënien e këtyre koncesioneve. Prokurorët thanë se hetimet kanë nisur për dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Energjtikës, Dardan Domi, ish-Sekretar i Përgjithshëm në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave dhe Andi Cerma, ish-Përgjegjës i Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike me cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumentave.

Auditimi
Abuzimet e dy ish-zyrtarëve të minsitrisë janë konstatuar nga një kontroll i kryer nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm. Në konkluzionin përfundimtar të kësaj drejtorie, vërehet se Dardan Domi dhe Andi Cerma, kanë abuzuar me 14 leje konçesionare. Në pjesën më të madhe lejet janë miratuar duke mos përdorur asnjë kriter ligjor, pasi dhe vetë kompanitë që janë shpallur fituese kanë pasur mangësi në dokumentacion. Një pjesë e këtyre kompanive kanë qënë të personave që kishin lidhje të ngushta me pushtetin e asaj kohe, ndaj dhe nuk është marrë seriozisht rregullorja e plotësimit të dokumentacionit. Ndërkohë abuzime janë kryer edhe për sa i takon marrjes në konsideratë të ofertave, ku pavarësisht se kompani të tjera kanë dhënë oferta më të mira, ato janë përjashtuar nga procedurat tenderuese.

Anulimi
Këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin, dhe se pjesa më e madhe e tyre janë anuluar me një vendim të qeverisë Rama, e cila që në ditët e para vendosi anulimin e pjesës më të madhe të këtyre lejeve konçesionare. Dardan Domi dhe Andi Cerma, kanë qënë personat përgjegjës për ndjekjen e praktikës ligjore dhe vlerësimit të ofertave, për miratimin e këtyre lejeve konçesionare. Në këto kushte disa kohë më parë ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka firmosur kallëzimin penal, ndaj dy personave të sipërcituar, të cilët tashmë do hetohen nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Share This Video


Download

  
Report form