Shpërthejnë digat, lumi Sava shkakton vërshime të reja

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Ekipet e shpëtimit në fshatin Raevo, në lindje të Kroacisë ishin të detyruara të prishnin çatinë e një shtëpie për të nxjerr një grua të moshuar që ishte bllokuar nga përmbytjet.

Ajo kishte fat - është shpëtuar, por disa persona të këtij fshati konsiderohen si të humbur.

Shumë vendbanime në Kroacinë lindore janë evakuuar për shkak të rritjes së nivelit të të ujit të lumit Sava, që çau digat. Këto janë vërshimet më katastrofale që kanë goditur ndonjëherë këtë rajon. Autoritetet kanë shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

"Uji ka mbërritur deri në dritare, mbaruam", tha banor i Kroacinë lindore.

"Shkoi lavatriçja, shkoi hidrofori.. shkoi gjithçka që kisha"

"Përmbytje të tillë nuk ka pasur kurrë, çdo gjë është shkatërruar. Edhe të lashtat dhe kopshtet me pemë... ", thonw banorwt.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq, i cili vizitoi zonat e prekura, premtoi ndihmë për të goditurit, por gjithashtu paralajmëroi edhe hetime.

"Shteti do tu ndihmojë në rindërtimin e shtëpive, por do të jetojmë nëse dikush duhet të jap llogari, pse njerëzit nuk janë evakuuar më parë", u shpreh Zoran Milanoviq, kryeministër i Kroacisë.

Fatkeqësia për Kroacinë është një rrethanë e lehtësuese për Serbinë. Derdhja e lumit Sava në Kroaci pjesërisht ka ulur nivelin e ujit të Savës në Serbi, me çka autoritetet serbe dhe popullata fituan në kohë për ti rregulluar digat dhe më mirë të përgatiten për valën e re të ujit që do të vijë.

"Deri të mërkurën duhet të kalojë një valë tjetër e përmbytjeve dhe për këtë arsye përpiqemi të mbrohemi. Sipas raporteve meteorologjike është e qartë se rreziku më i madh vjen nga lumi Sava", deklaroi Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë.

Rrezik më të madh do të ketë për qytetet Shabac dhe Sremska Mitrovicë. Sipas autoriteteve pesë persona humbën jetën nga përmbytjet në Serbi ndërsa janë evakuuar rreth 25 mijë të tjerë. Kryeministri Vuçiq tha se dëmet në "Kollubara", mihjen më e madhe të qymyrit në Serbi, llogariten në rreth 100 milionë euro, kurse me mbrojtjen e termocentralit "Nikola Tesla" në Obrenovac është evituar dëmi në rreth 600 milionë euro. Ndonëse reshjet pushuan dhe niveli i ujit të lumenjve po bie, në Bosnjë e Hercegovinë situata ende është kritike. Rajonet më të goditura janë Bosanski Shamac, Doboj dhe Magllaj. Numri i saktë i viktimave nuk dihet. Policia e Republikës Serpska njoftoi për16 të vdekur, por autoritetet e Federatës së BeH nuk njoftojnë të dhëna për viktimat me arsyetimin se duhet të pritet tërheqja e ujit. Alsat M

Share This Video


Download

  
Report form