FUNDACION - Një autobus në veri të Kolumbisë është përfshirë nga flakët, duke vrarë të paktën 30 persona, shumica prejt tyre fëmijë të moshës nën 14 vjeç. Sipas mediave të huaja, fëmijët ishin duke u kthyer nga një meshë në një kishë ungjillore të krishterë pranë qytetit Fundación.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por sipas mediave lokale mësohet se autobusi mund të ketë qenë përdorur për kontrabandë të karburantit, çka mund të ketë shkaktuar edhe përfshirjen e tij nga flakët.
Një zëdhënës i policisë lokale, tha se 18 persona kanë arritur t'i mbijetojnë ngjarjes, por ai shtoi se numri i viktimave mund të rritet.