Tirane- Plot 98 kg eksploziv e llojit C4, sasia më e madhe e eksplozivit të sekuestruar ndonjëherë në vendin tonë është sekuestruar mbrëmë në rrugën "Sadik Petrela " në Tiranë. Ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal.
Vetë Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa doli vetë në një deklaratë për median sot në orën 13:28 minuta për të dhënë detajet e operacionit të organizuar mbrëmë në Tiranë duke e quajtur sasinë e bllokuar mbrëmë si një nga sasitë më të mëdhaja të eksplozivit C4 që është arritur ndonjëherë të sekuestrohej.
"Falë një pune të mirëorganizuar dhe hetimi professional në kohë të shtrirë në një hapësirë kohore disa mujor u arrit të goditej një grup kriminal i implikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndës eksplozive C4. Si rezultat i oporeacionit u arrit sekustrimi i një sasie të konsiderueshme eksploziv dhe arrestimi në flagrancë i katër personave, pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal. Operacioni është finalizuar në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë në momentinn e shitblerjes së lëndës eskplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal." tha Çipa.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/