Projekti për ujin e pijshëm, Haxhinasto merr pjesë në fillimin e punimeve

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Projekti i ri në kuadër të kredisë prej 85,3 milion Euro të Bankës Botërore për Ujësjellës-Kanalizimet, pritet që të sigurojë një furnizim prej 24 orë të qytetit të Durrësit dhe zonës turistike.
Ne ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e këtij projekti, ka marrë pjesë dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili midis të tjerash ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti sa i përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm por edhe reformimit të Ujësjellës -Kanalizimeve.
Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re të furnizimit me ujë të pijshëm që kalon nga zona bregdetare, investime në sistemin e kanalizimeve, ndërtimin e 3 stacioneve të reja të pompimit të ujit që pritet të rezultojnë me një furnizim prej 24 orë ujë të pishëm me një prurje mesatare prej 600 litra në sek.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form