KUKËS - Sekuestrohet rreth 1 ton duhan në vijën e gjelbër të pikës kufitare të Vërmicës, Kosovë, mall kontrabandë nga Shqipëria që po tentohej të futej në Kosovë me 9 mushka.
Sipas komandantit të vijës së gjelbër të Prizrenit, toger Shaban Osmanollajt, ngarkesa është vërejtur nga kamerat me sensorë të instaluara ditët e fundit në kufirin shqiptar.
Instalimi i kamerave të vëzhgimit është bërë vetëm një javë më parë, ç'ka ka sjell edhe efektet e para në pengimin e kondrabandës së mallrave ndërmjet dy vendeve.
Edhe gjatë ditës së djeshme u kap një kamion i ngarkuar me viça kontrabandë, që vinte nga Shishtaveci i KUkësit dhe po futej në Kosovë.