Të larguarit nga administrata grevë urie, policia s'lejon çadrën para piramidës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tirane-Një përfaqësi e shoqatës së të larguarve nga administrata tentuan të hyjnë në grevë urie për të kërkuar kthimin në punë duke zbatuar vendimin e Gjykatës. Por nisma e tyre për grevë nuk ka mundur të konkretizohet në të tillë sepse policia ka ndaluar ngritjen e cadrës para kryeministrisë.
Sipas policisë, cadra nuk do të lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici, ndersa shoqeruan ne komisariat dy persona që po sillnin mjete ndihmëse për grevën e të larguarve nga adminstrata
Lajmi për grevë u bë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi. Sipas saj , greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së këresave të tyre nga ana e qeverisë.
"Do jemi 10 deri në 13 persona.Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani", tha Qafzezi.
Shoqata kërkon kthimin në punë të 7000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form