A1 Report - Vlore, ura e manastirit të Zvernecit drejt rrenimit, mungojne investimet

Report TV 2015-08-22

Views 2

VLORE - Mungesa e kujdesit dhe investimeve ka bërë që ura që të çon në manastirin e Zvërrnecit në Vlorë të shkojë drejt rrënimit. Uji i kripur ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet 1990, nuk ka njohur gjuhën e investimeve, duke u kthyer në një rrezik për këdo që kalon mbi të.

Uji i kripur ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë nuk ka njohur gjuhën e investimeve, duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët.

Sezoni turistik në qytetin bregdetar është celur dhe manastrii Zvërnecit është një ndër pikat e preferuara nga turistët vëndas dhe të huaj.

Këtyre të fundit ky objekt do t'u lërë shije të hidhur dhe pasi të kalojnë një herë në urë, do mendohen dy herë për tu rikthyer sërish për të vizituar manastirin e Zvërnecit, gjurmët më të hershme të të cilit datojnë që në shekullin e parë para erës së re.

Share This Video


Download

  
Report form