Basha nga Vlora: Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në vijim të turit "Një popull në këmbë kundër drogës; Rama në shtëpi" është ndalur në qytetin e Vlorës. Nga ky qytet, Basha ka ftuar shqiptarët që të premten në orën 11:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", t'i përcjellin Europës mesazhin se shqiptarët janë pro Europës, kundër drogës.
Në një kohe kur vendet e Bashkimit Europian ditë përditë përballen me tonelata droge të ardhura nga Shqipëria, protesta e të premtes është sinjali më i qartë, sipas Bashës, se shqiptarët janë të vendosur ta shkëpusin Shqipërinë nga narkotrafikantët duke larguar mbështetësit e tyre në krye të qeverisë.
"Me lëvizjen tonë të premten, ne do të çojmë një mesazh të fuqishëm edhe për integrimin. Duke i thënë Europës se shqiptarët janë europian në dinjitet dhe se narkotrafikantët janë një realitet i papranueshëm, dhe që shqiptarët janë të vendosur ta shporrin nga Shqipëria bashkë me përgjegjësin që i solli në krye të vendit", tha Basha.
Situata e rëndë ekonomike, deklaroi lideri i opozitës Basha, ka shtyrë shumëkënd ta shohë drogën si mundësi pasi është e vetmja gjë që po lulëzon me shpejtësi në Shqipëri.
Por historia, sipas Bashës, ka dëshmuar se droga është fatkeqësi, droga ka hapur plagë, droga ka hapur varre. Sipas kreut të PD, të gjithë së bashku do të mund ta largojnë Shqipërinë nga kthetrat e drogës, duke larguar Edi Ramën dhe t'i hapet rrugë zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së punësimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form