TIRANE -- Teksa është shkëputur nga seanca parlamentare për pak momente, kryeministri Edi Rama ka takuar jashtë godinës së Kuvendit, qytetarë të thjeshtë të cilët i kanë përcjellë kërkesat e tyre.
Kujtim Kaziu, ish- i përndjekuri i cili pak kohë më parë tentoi të vetëdigjej ndërsa fliste për mediat në lidhje me dëmshpërblimin, takoi kryeministrin dhe i rrëfeu atij problemet që ka.
"I tregova problemet që kam dhe më premtoi se do të më gjejë punë. Duhet të jetë një rrogë e kënaqshme, nuk me tha se çfarë pune, por i thashë se dua punë shteti dhe jo më pak se 15 mijë lekë", u shpreh Kaziu.