Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 ushtarakët e arrestuarit e 19 majit në Tiranë, me 96 kilogramë C4, sasi të cilën do ta shisnin në tregun vendas.
I pari që është njohur me akuzën e tij ka qënë Pëllumb Daci ushtarak në lirimi dhe mbi të do të rëndojë akuza e trafikimit të municioneve.
Daci ishte personin që blente lendët eksplozive nga Ilir Dhimo me detyrë zëvendës komandant, në repartin e Ndroqit nga ku dyshohet se dilte C4.
Dhimo e raportonte si të asgjësuar eksplozivin, ndërsa në të vërtetë e ia shiste Dacit.
Ndërsa nga 2010 e deri në momentin e arrestimit dyshohet se ky grup ka shitur më shumë se 100 kligramë të tjera C4.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/