Dekreti i Nishanit përçan maxhorancën, Braho e Selami pro, abstenojnë 5 deputetë të LSI

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane- Dekreti i Presidentit Bujar Nishani për postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Alaudin Malaj përçan maxhorancën në Kuvend.

Dekreti u rrëzua mbrëmjen e 22 majit 2014 me 65 vota kundër, 12 vota pro dhe 5 abstenim.

Dy deputetë të LSI-së, kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe Shkëlqim Selami votuan pro kandidaturës ndërsa 4 deputetë të tjerë të LSI-së si dhe nënkryetari i Kuvendit, aleati i PS-së, Vangjel Dule abstenuan.

Katër deputetët e LSI-së që abstenuan janë : Vangjel Tavo, Piro Kapurani dhe Përparim Spahiu.

Deputetja e PS-së Arta Dade votoi kundër vendimit të grupit të PS-së duke deklaruar votën pro debretit të Nishanit por më pas u shpreh se ka ngatërruar votim dhe vota e saj u llogari kundër. Në momentin e votimit nuk kanë qenë të pranishëm në sallë as kryeministri aktual Edi Rama dhe as ish kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi rrëzoi edhe dekretin e Presidentit Nishani për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ILDKP-në. Ky dekret u rrëzua me 74 vota kundër dhe 36 pro.

Kuvendi rrëzoi me 76 vota pro dhe 36 kundër edhe kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për trafikimin e lëndëve narkotike.
Votimi u krye pas një debati prej më shumë se 12 orësh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS