300 vende të reja pune për Skraparin, Meta: 1000 të tilla brenda mandatit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Pas një pune tre vjeçare, qyteti i Skraparit tashmë do të ketë një fabrikë moderne fasonësh në të cilën do të punësohen plot 300 veta.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur në ceremoninë e inagurimit të këtij biznesi, e cilësoi një lam të mirë dhe një premtim të mbajtur nga kjo forcë politike për hapjen e sa më shumë vendeve të punës.
Ai shprehu bindjen se brenda mandatit 4 vjeçar të qeverisjes, në këtë zonë do të happen 1000 vende të reja pune.
Meta shprehu bindjen se të tjera fabrika do të inagurohen, ndërsa theksoi se edhe projekti TAP do t'i sjellë një cilësi të re jetese këtij qyteti.
Ndërsa deputeti i kësaj zone, Nasip Naço, u bëri thirrje biznesmenëve nga Skrapari të investojnë në këtë qytet.
Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregetise dhe Sipermarrjes Arben Ahmetaj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form