Analistët: Institucionet dështuan në Gjorçe Petrov

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dështuan në ngjarjet e Gjorçe Petrovit, pasi nuk arritën të parandalojnë dhunën dhe demolimin e objekteve nga ana e protestuesve. Kështu vlerësuan mbrëmë analistët në emisionin 'Rruga Drejt'. Xhabir Derall i OJQ-së 'Civil' tha se policia ka shkelur ligjet dhe kushtetutën duke zbardhur identitetin e viktimës dhe kryerësit të vrasjes. Derisa Ramadan Ramadani, akuzoi edhe mediat të cilat vrapuan pas ekskluzivitetit dhe publikuan lajmin pa mos menduar për pasojat.

'Ndër vite MPB shkel ligjet dhe Kushtetutën. Vallë me qëllim apo paqëllim kjo veç më është çështje e një debati dhe analize tjetër. Por në rast se nuk do të bëhej publike emri i kryerësit të veprës nuk do të vinte deri te kjo. Do të thotë keni një politikë nacionaliste duke filluar nga bankat shkollore e deri tek mediat', deklaroi Xhabir Deralla, Civil.

'Rasti, njësoj tragjik dje që ndodhi në Aerodrom, paramendoni një medium ta kishte publiku informatën se femra është prej Shtipit e djali prej Haraçinë, vetëm kaq, pa emra, pa iniciale, çka do të kishte ndodhë në Maqedoni? ...Fatkeqësisht mua më duhet të konstatoj se maqedonasit dhe shqiptarët sillen sikur një ditë do të ndahen, kurse krejt e shohim se maqedonasit nuk do të ndahen prej këtij shteti por do jetojnë bashkë', tha Ramadan Ramadani, analist.

Sipas Vllado Dimovskit, një intervenim i shpejtë i policisë, do të parandalonte incidentet në Gjorçe Petrov.

'Policia u vonua me intervenimin, nuk duhet të priste që të mblidhen por duhej menjëherë të intervenoj. Gjatë ekspertizës në vendngjarje, policia duhej të intervenonte. ..Policia fillimisht priti që të eskaloi situata, që pastaj të intervenoj...Në fund të fundit ne në bazë të asaj që pamë ditëve të fundit, në Gjorçe nuk ndodhi protestë i banorëve të Gjorçes. Në gjore Petrov ndodhi huliganizmi i të rinjve të paedukatë nga e tërë Maqedonia', u shpreh Vllado Dimovski.

Për analistët, incidentet ndëretnike në Maqedoni janë një sëmundje, ilaçi i së cilës sëmundje ndodhet në duart e pushtetit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form