A1 Report - Nena vret vajzen pasi tentoi te ikte ne ekskursion pa leje, e vetevritet

Report TV 2015-08-22

Views 13

KURBIN -- Një ngjarje tragjikë është shënuar në Kurbin, nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në komunën Fushë --Kuqe, ku Mimoza Keqi 40 vjeç ka vrarë vajzën 15-vjeçare Sara. Sipas informacioneve paraprake krimi i dyfishtë ka ndodhur me armë zjarri tip automatik, ndërsa dyshohet se nëna të ketë qëlluar me breshëri plumbash ndaj së bijës, kjo pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja dhe arma e krimit.

Krimi i dyfishtë dyshohet se fsheh pas një debat të nisur nga mbrëmja e djeshme. Mendohet se nëna nuk e ka lejuar të bijën të shkojë në eskursion. Në momentin e krimit nëna dhe vajza ndodheshin vetëm në banesë, pasi kryefamiljari dhe dy djemtë e tjerë nuk ishin në shtëpi.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e këtij krimi të dyfishtë, ndërsa aktualisht rrethanat janë të paqarta. -

Share This Video


Download

  
Report form