A1 Report - Grevistja e larguar: Bode jepte urdhra, proteste e politizuar

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Mimoza Boçari, e larguar nga greva e urisë, në një intervistë për "Shqiptarja.com", rrëfen se në çadër u detyruan të zbatojnë "Kodin e Heshtjes" të vendosur prej Ridvan Bodes. Sipas saj, grevistët e papunë po përdoren për kapital politik nga PD.

Kur morët vesh se do të niste greva, dhe a kishit më parë kontakte me me shoqatën e të larguarve nga puna?
Unë nuk kam asnjë kontakt me këtë shoqatë për shkak se jetoj jashtë vendit. Dëgjova se ishte organizuar greva dhe më pas erdha të bëhem pjesë e saj për shkak se kam probleme me pronat. U pasi mendova se askush nuk ka të drejtë të heqë njerëz nga puna. Bëra një paralelizëm mes kauzës time, të pronësisë, me atë të larguarve nga puna. Fola me zonjën që organizonte grevën dhe shpreha dëshirën time për t'u bërë pjesë e grevës dhe u bëra pjesë e saj. Unë nga puna jam pushuar në vitin 2011, nga një spital privat ku punoja si mjeke.

Çfarë informacioni kishe për grevën?
Unë mendova se kjo ishte greva e një shoqate pastaj erdhën deputetët e PD-së. Më çuditi interesi i tyre, por gjithësesi kur më pyetën u përgjigja. Pas komunikimit që ne në çadrën e dytë kemi pasur me mediat, na ka ardhur në çadër deputeti Ridvan Bode dhe na urdhëroi që nga çadra jonë të mos kishte asnjë komunikim me mediat.

Si e pritët këtë ultimatum të depuetit të PD-së, dhe si reaguat?
Në fakt kjo shprehje më ka bërë të kuptoja se ajo grevë, pjesë e së cilës kisha 10 orë që isha bërë pjesë, nuk i përkiste një shoqate por një force politike. Pas asaj që na tha Bode nuk ndejta asnjë minutë më shumë, por mora çantën dhe u largova.

Ajo është një temë të përcaktuar dhe në fakt unë duke qenë edhe në greva të tjera e di fare mirë se kauzat nuk duhet të përzihen mes tyre. Aq më tepër për shkak të prezencës time në grevën e PS në vitin 2010, shikoja se ata më mendonin si të infiltruar nga kjo forcë politike.

Ju keni qenë pjesë e grevës së vitit 2010 nga PS dhe tani bëheni pjesë e grevës së të larguarve nga puna?
Të dyja janë kauza dhe arsye të forta që mund ta shtyjnë një person të bëhen pjesë e një greve. E drejta e votës dhe liria e saj është një e drejtë legjitime për çdo person, njësoj siç është edhe kjo e të larguarve nga puna.

Mendoni se greva është e përdorur për kapital politik nga PD?
Ata që janë pjesë e grevës, kërkojnë bukën e gojës. Prezenca e deputetëve të PD-së dhe të gjithë indikacionet që ata japin për personat që janë bërë pjesë e asaj greve, tregojnë qartë se ata persona po përdoren nga PD. Ju mjafton vetëm të shikoni deklaratat dhe mënyrën fyese dhe poshtëruese që Berisha na ka bërë ne kur hymë në grevën e vitit 2010, të mbledhur nga PS dhe tani na trajton si engjëj, për të kuptuar se e gjitha është diçka politike. Politikanët luajnë me njerëzit, vetë rrinë bashkë gjithë ditën. Fakti që vetëm për 10 orë, ku unë isha pjesë e grevës, në të erdhën vetëm deputetë të PD-së, tregon që ata njerëz janë të asaj greve. PD ishte e gjitha aty.

Në grevën e 21 janarit për çfarë arësye ndodheshit?
Problemi im personal është...

Share This Video


Download

  
Report form