A1 Report - Dy vellezerit Rushani te paralizuar apeli i nenes: Me ndihmoni

Report TV 2015-08-22

Views 4

VLORE- Deri në moshën 11-vjeçare ishin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre, çapkënë e të gjallë, por fati kishte destinuar një surprizë jo të këndshme, pasi dy vëllezërit Rushani u prekën nga një sëmundje e rëndë, që u shkaktoi paralizë.

Personazhet e kësaj historie të trishtë janë dy vëllezërit Amarildo dhe Kledian Rushani, përkatësisht 21 dhe 13 vjeç nga fshati Fitore i Vlorës.

Karroca dhe krevati janë shoqëruesit e tyre të përditshëm, ndërsa problemet ekonomike të familjes, ua bëjnë edhe më të vështirë përballimin e sëmundjes.

Amarildo në moshën 11-vjeçare taksa luante në oborr, për një moment nuk e mbajtën këmbët dhe ra në toke.

Mjekët arritën në përfundimin se vogëlushi ishte prekur nga sëmundja e quajtur "distrofia muskulare", që i shkaktoi paralizë në pjesën më të madhe të trupit, gjë që më pas ndodhi, kjo dhe si pasojë e pamundësisë së familjes për ta kuruar Amarildon.

21-vjeçari rrëfehet së sëmundja e rëndë e ka izoluar atë nga shokët dhe ambienti përreth, ndërsa pohon së përveç familjes asnjë institucion nuk u ka ardhur në ndihmë.

Fati i keq i Amarildos përndoqi edhe vëllanë e tij, Kledjanin, 13-vjeëar, i cili prej dy vitesh është i paralizuar.

Ai përpiqet të ndjekë shkollën por gjendja e tij nuk e favorizon në këtë drejtim, ndërsa nëse nuk merr mjekimin e duhur rrezikon t'i paralizohet pjesa kryesore e trupit, si vëllait të madh.

Erhevja, nëna e dy vëllezërve mes trishtimit për fatin e djemve dhe vuajtjeve gjatë përkujdeset për ta, në pamundësi për të patur një punë i bën apel pushtetit vendor dhe kujtdo që ka mundësi t'i vijë në ndihmë familjes saj.

E vetmja e ardhur e familjes Rushani është paga që Erveheja merr për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa bashkëshorti prej kohësh përballet me papunësinë.

Share This Video


Download

  
Report form