Lezhë - Shërbimi i provës është një institucion që ndihmon në rehabilitimin e të dënuarve dhe jo ridënimin e tyre.
Zbatimi i detyrimeve që përcaktohen nga shërbimi i provës për personat që kanë kryer pjesën më të madhe të denimit, apo kanë marrë dënime alternative, krijon lehtësi për ta.
Drejtori i këtij sektori në Lezhë, Mark Marku, ka bërë të ditur se në çdo rast është i përcaktuar detyrimi që ka çdo individ që do të ndiqet nga shërbimi i provës, dhe sipas tij këto detyrime nuk duhet të shkelen nga i dënuari, pasi kjo do e dëmtojë më shumë dosjen e tij penale.
Sjellja e mirë në vendet e vuajtjes së dënimit, konkluzionet që prezantohen nga shërbimi i provës dhe shkalla e krimit të kryer nga i dënuari, janë pjesë përbërëse e përfitimeve që shpallen nga amnistitë, ndaj kërkohet që në asnjë rast të mos anashkalohet shërbimi i provës nga të dënuarit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/