A1 Report - Ministri Bushati ne Danimarke merr mbeshtetjen per status

Report TV 2015-08-22

Views 1

DANIMARKË - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës zyrtare në Danimarkë, deri tani nje nga vendi skeptike ndaj statusi, ka marrë mbështetjen e plotë nga homologu i tij danez,Martin Lidegaard për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në takim Ministri Bushati nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në BE mbetet një prioritet madhor që gëzon një mbështetje të gjerë nga shqiptarët dhe nga i gjithë spektri politik. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se reformat e kryera dhe progresi i arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përbejnë një dëshmi të qartë të vullnetit dhe angazhimit të plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor.

Nga ana e tij, Ministri Lidegaard vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu, ai vlerësoi edhe rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon.

Duke vlerësuar mbështetjen e Danimarkës për integrimin e Shqipërisë në BE, Ministri tha se mbetet shpresëplotë se mbështetja daneze do të jetë e plotë dhe pozitive për vendimin që do të merret muajin e ardhshëm.
Në takim mes dy Ministrave u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe u nënvizua domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi në fushën ekonomike duhet të forcohet edhe më tej në fusha të tilla si: energjia, agrobiznesi, turizmi, tregtia, etj.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, perspektiven evropiane dhe euro-atlantike si dhe për zhvillimet në Ukrainë pas zgjedhjeve të 25 majit. Ministri Lidegaard vlerësoi qëndrimet dhe reagimet e Shqipërisë për situatën në Ukrainë.

Gjithashtu dy ministrat gjatë bisedës i kushtuan rëndësi të veçantë zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian.
Vizita e Ministrit Bushati në Danimarkë përkon edhe me 44 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Share This Video


Download

  
Report form