A1 Report - Lezhe, 3 burra rrahin 70-vjeçaren per ta vjedhur, fshati u ze rrugen

Report TV 2015-08-22

Views 1

LEZHË - Një 70-vjeçare është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës, pasi është grabitur në banesën e saj nga tre përsona të maskuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës, ku pre e sulmit ka rënë Pashkë Doshi, 70-vjeçe.

Fatmirësisht, kanë qenë bashkëfshatarët e saj që u zunë rrugën grabitësve me një makinë të tonazhit të rëndë dhe bënë të mundur, arrestimin e tyre.

Policia e Lezhës bëri të ditur se kanë qenë tre përsona të maskuar, që kanë hyrë me një makinë "Golf" në oborrin e shtëpisë të gruas së moshuar për ta grabitur.

Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, ata i kanë kërkuar se ku i ka të fshehura lekët dhe bizhuteritë. Por ajo iu është përgjigjur se nuk ka para.

Pas kësaj përgjigjeje, ata e kanë dhunuar barbarish 70-vjeçaren, duke e futur edhe në banjë dhe lidhur me litar. Aty i kanë vjedhur gjithë bizhuteritë që ka patur në dorë dhe janë larguar me shpejtësi.

E moshuara, që kaloi një gjendje shoku, tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes duke deklaruar se në ato momente ka përë një tmerr të vërtetë nga dhuna e ushtruar nga agresorët.

Policia e Lezhës bëri të ditur se pasi kanë kryer grabitjen, tre të rinjtë janë larguar me shpejtësi.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe i kanë bllokuar rrugën makinës së hajdutëve, me një mjet të tonazhit të rëndë.

Duke mos gjetur zgjidhje tjetër, ata kanë braktisur makinën që e kishin marrë me qera dhe janë larguar në këmbë.

Pas 5 orësh policia bëri të ditur se ka ndaluar dy përsona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në prangat e uniformave blu kanë rënë Tomi Ujka, 31 vjeç, i cili ishte pronari i automjetit si dhe Esidor Marku, 22 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Kristjan Suti; që të tre nga Shkodra.

Share This Video


Download

  
Report form