A1 Report - 'Pakti detar', Bushati: Të hetohen firmëtaret e Paktit me Greqine

Report TV 2015-08-22

Views 12

TIRANË - Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar shkelje të rënda në marrëveshjen e Paktit Detar me Greqinë të vitit 2009. Ndaj, Ministri i Jashtëm Bushati ftoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla të hapë hetimim për shkeljen e e interesave kombëtare si nga grupi negiciator, ashtu dhe nga firmëtarët e Paktit të prillit 2009 që ripërcaktonte kufijtë detarë me shtetin fqinj.

Këto deklarata ministri Bushati i dha nga Komisioni i Jashtëm parlamentar ku zhvilloi seancën dëgjimore për zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, ecurinë e deritanishme të reformës në diplomaci dhe mirëkuptimin e arritur me palën greke për çështjen e "toponimeve".

Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha, dy Ministrat e Jashtëm të atyre viteve në Shqipëri e Greqi. Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej saj. Në janar 2010 Gjykata e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form