Shkodër- Ishte premtuar që udhëtimin në transportin public do e kishin falas, por nuk ka rezultuar kështu për invalidët e punës në qarkun e Shkodrës.
Kreu i kësaj Shoqate, Muhedin Pirani bëri të ditur se autobusët kanë vendosur lajmërime që nuk lejohen udhetime falas për këtë kategori. Kjo masë sipas tij rëndon së tepërmi për invalidët e punës pasi të ardhurat e pakta të tyre nuk dalin për të paguar lëvizjen me autobus.
Por ndërsa ky problem përsëritet, për invalidët e Shkodres problematikat sipas Piranit nuk kanë të sosur.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/