Gjatë seancës së Kuvendit ish-kryeministri Berisha akuzoi Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka ushtruar presion përmes motrës së saj, punonjëse OBDAT-it, ndaj dy prokurorëve për të arrestuar më çdo kusht gjeneral Brigade Syrja Gjokën, Komandant i Brigadës Logjistike.
" Ka nisur motrën e saj në emër të e OBDAT-it, duke folur në emër të misionit, që aty është thjesht punonjëse, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm Prokurorëve dhe jo një po dy prokurorëve,që o Syrja Gjoka në litar ose ju kështu do humbisni sepse kështu është vendosur. A merret një baba, një Gjeneral, një ushtarak , një njeri në detyrë, kafshërisht"tha ai.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/