TIRANE- Shkarkimet në Administratë, janë kthyer në një një arsyet kryesore e debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës. Por ndërsa opozita pretendon se shumë punonjës të janë larguar padrejtësisht nga puna, pas shtatorit 2013 kur e majta mori çelësat e Këshillit të Ministrave, shifrat krahasuese më të njëjtën periudhë që kur demokratët erdhën në pushet (2005), tregojnë të kundërtën.
Vetëm në dhjetë muaj, nga korriku 2005 deri në prill 2006, prej demokratëve që sapo kishin marrë pushtetin, u hoqën nga puna 3403 punonjës. Në kakofoninë e shifrave dhe akuzave mes palëve, "Shqiptarja.com", ka arritur të zbardh gjetjet e komisionit parlamentar që u ngrit në 2005, dhe hetoi largimet në administratë nga korriku i vitit 2005 deri në prill të vitit 2006.
Verifikimet
Në gjetjet e komisioni të atëhershëm parlamentar, bie në sy se në Ministrinë e Brendshme është bërë "fshesa", më e madhe të paktën për këtë periudhë kohe. Për t'u pasuar më tej edhe me spastrime në tatime e dogana. Shumë raste janë suprimime që ju janë bërë vendeve të shumta të punës. Ndërsa në sy bie se midis shumë ristrukturimeve të pozicioneve janë edhe vendet e shoferëve. Rasti më i çuditshëm i kësaj "reforme" është në ministrinë e Integrimit, ku janë larguar 6 shoferë dhe 1 roje.
Raporti i komisionit kaloi vetëm me votat e mazhorancës, pasi gjetjet që erdhën nga PS, në atë kohë në opozitë, nuk u aprovuan. Në shifrat që edhe PD në mazhorancë ka pranuar, arsyetimi kryesor për largimet nga puna, mbetet ristrukturrimi i disa digastereve dhe suprimimi i vendeve të punës.
Veprimet
Ristukturimi i digastereve solli që në mënyrë të menjëhershme titullarët të vendosnin një organigramë të re dhe si pasojë dhe vendet e punës të shkriheshin. Dhe në vend të tyre vendosej ndërtimi i një strukture të re, ku emëroheshin personel tjetër nga ai që ishte më parë. Në total në gjetjet e komisionit për periudhën Korrik 2005- Prill 2006, rezulton se janë larguar nga puna 3403 persona.