Greva te Piramida në ditën e 11-të, rëndohet shëndeti, 3 në spital

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Tirane- Në ditën e 11 të grevës së urisë, shëndeti i grevistëve është rënduar së tepërmi edhe si pasojë e lagështirës së krijuar nga reshjet e shiut.
Mjeku Gazmend Koduzi i cili kujdeset për gjendjen shëndetësore të grevistëve shprehet se lagështira në tenda i është mbivendosur shqetësimeve të grevistëve prej mungesës së ushqimit.
Sot, në ditën e 11 të grevës së urisë janë shoqëruar për në spital 2 persona Tonin Kolthi dhe Hivzi Bushati ndërsa Sokol Ukperaj ndodhet në ambjentet spitalore që prej dy ditëve .
Një tjetër problem për grevistët është edhe trajtimi i tyre në spital.Mjeku Koduzi ngre shqetësimin e mungesës së infrastrukture në spital.
Të larguarit nga administrata të cilët po zhvillojnë grevë urie pranë kryeministrisë, prej 21 majit i ka vizituar deputetja Jorida Tabaku e cila është njohur nga afër me gjendjen e tyre shëndetësore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form